MENU
klinika

Sherr për pronat në Belsh

37-vjeçari qëllon me armë në drejtim të bashkëfshatarit

05.07.2022 - 09:34

Një sherr mes dy personave në fshatin Çepe të Belshit ka përfunduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Policia njofton se 37-vjeçari me iniciale D.H. u konfliktua me 29-vjeçarin me iniciale K.C. dhe më pas qëlloi një herë me pistoletë në ajër. Konflikti ka ndodhur mes dy personave për motive pronësie. Ndërsa 37-vjeçari i dyshuar është larguar dhe është shpallur në kërkim nga forcat e policisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në fshatin Çepe, Belsh, shtetasi D.H., 37 vjeç, banues në Belsh, gjatë një konflikti për motive pronësie me shtetasin K.C., 29 vjeç, banues në fshatin Çepe, Belsh, dyshohet se ka qëlluar 1 herë me armë zjarri pistoletë në ajër dhe më pas është larguar. Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan