Çifti i njohur i showbizit Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij Selvija mirëpritën në jetë para pak muajsh fëmijën e tyre të parë. Por tashmë pas disa kohësh fansat duan të dinë më shumë dhe e kanë pyetur Selvijen nëse dëshiron të ketë një fëmijë tjetër. Ajo është përgjigjur se ka patur një shtatzani me të gjitha komplikacionet e mundshme.
“Më ka mbetur si traumë e gjithë ajo periudhë dhe nuk mund të jap këtë përgjigje tani. Mundohen të marr veten fizikisht dhe psiqikisht”- u shpreh Selvija.
Mesa duket eksperienca e shtatzënisë paska qenë mjaft e vështirë për Selvijen dhe po merr kohën e vet për t’u përmirësuar. Kjo nuk është aspak e pazakontë pasi shumë gra e përjetojnë këtë periudhë me simptoma të vështira.
Gjatë shtatzënisë ajo ka komunikuar shpesh me ndjekësit e saj në Instagram, dhe ka treguar se si po shkonte ajo periudhë për të. Ajo ka thënë se gjatë katër muajve të fundit ka ngrënë vetëm bukë me djathë dhe asgjë tjetër. Bashkëshortja e këngëtarit pati publikuar dhe një foto të saj e ka zbuluar se nuk ka ndryshuar shumë në trup gjatë kësaj kohe.
Shpati pati shprehur gjithmonë dëshirën e një familjeje të madhe. Ai dëshiron 4 fëmijë, por Selvija jo, megjithëse tha duke qeshur se do ia mbushë mendjen Selvijes. Përsa i përket dashurisë, Shpati nuk pajtohet me faktin se dashuria ndahet. Sipas tij ajo është stabile dhe për Selvijen dhe për Roelin e vogël.