MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A kanë vlera ushqyese farat e shalqirit?

02.07.2022 - 15:02

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:  A kanë vlera ushqyese farat e shalqirit?

Mjeku: Rezulton se farat e shalqirit kanë vlerë ushqyese, por vetëm kur hahen në sasi të mëdha. “Ato janë një burim i mirë i magnezit”, një mineral që është i përfshirë në më shumë se 600 reaksione kimike në trup.

Farat madje kanë disa përfitime të shëndetshme për zemrën, falë një antioksidanti të quajtur likopen. Lënda ushqyese “është e lidhur me mijëra përfitime pozitive shëndetësore, nga shëndeti kardiovaskular deri tek parandalimi i kancerit”, thotë Keatley.

Farat e shalqirit përmbajnë gjithashtu vitamina dhe minerale të tjera thelbësore, si folati (vitaminë B), mangan, zink, proteina dhe pak hekur.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.