“Nuk ka dokument, apo vepër historike, gjeografike, etnografike etj, që përpos përshkrimit mbi lashtësinë e Arbërisë dhe të qyteteve kryesore të saj, të mos përmendet edhe emri i heroit tonë arbëror, Gjergj Kastrioti.
Në vepra të tilla mund të shihet sesa i lidhur është emri i Arbërisë, me vetë emrin e të madhit, Gjergj Kastriotit. Një dëshmi kjo se një Arbëri pa emrin e Gjergj Kastriotit të madh dhe anasjelltas, nuk mund të mendohet e as të njihet e ekzistojë.
Vetë Gjergj Kastrioti i dha identitet e mbajti në hartën gjeografike, aty ku e kishte vendin në kontinentin europian, që nga lashtësia edhe përkundër tendencave të armiqve, për ta zhdukur nga harta, jo vetëm emrin e Arbërisë, por, bashkë me të edhe emrin e Gjergj Kastriotit.
Harta, sikur e kam vendosur bashkëngjitur me përshkrimin shoqërues, është botuar në vitin 1596 (I.m.R.G.v,1596,d.b.m).[Gjon Keka]”