MENU
klinika

Bukuria e përjetshme...

Bohemi pikturonte me vargjet e Dantes

17.07.2022 - 12:12

         Artisti i shkruan mikut të tij, Oscar Ghiglia, më 1905: Detyra juaj e vetme është t’i ruani ëndrrat…

Amedeo Modigliani, goditur në moshën 35-vjeçare nga meningjiti tuberkular, faza përfundimtare e tuberkulozit pulmonar që e ishte prekur, u shua në moshë shumë të re. Është një dimër i acartë, artisti më në fund po fiton famë dhe sukses. Në Paris ka miq të shumtë, shokë të gotës dhe admirues, të gjithë të magjepsur nga karizma dhe personaliteti i tij unik. Planifikon të kthehet në Itali, në Livornon e dashur, për një kohë ose përgjithmonë, së bashku me partneren, piktoren Zhan Hebytern, e cila pret fëmijën e tij të dytë. Mirëpo, ëndrrat dhe qëllimet e mira shpesh përplasen me realitetin e ashpër: me një ekzistencë të shqetësuar, të drobitur nga teprica, shenjuar nga përzierja e madhështisë dhe mjerimit. Pikëlluar nga dhimbja, një ditë pas vdekjes së partnerit, Zhan Hebytern kryen vetëvrasje, duke u hedhur nga kati i pestë. Në varrimin e Modiglianit janë të gjithë: Pikaso (të cilin e kishte zili për stilin e pashembullt), Max Jacob, Andre Derain, Maurice Vlaminck, Paul Guillaume.../Konica.al

Një procesion i gjatë dhe solemn shoqëron arkivolin në varrezat “Père-Lachaise”. “Vdekja e mori kur i erdhi lavdia” është gdhendur në varrin e artistit, ku shumë vite më vonë do transferoheshin edhe eshtrat e të dashurës së zemrëz, Zhan: “shoqëruese e përkushtuar deri në sakrificën ekstreme”. Ky është fundi tragjik i jetës së shkurtër dhe të trazuar të Amedeo Modiglianit, si dhe lindjes së legjendës së tij. /Konica.al/Prej atij momenti, ai do të ketë reputacionin e “artistit të mallkuar”. Thashetheme dhe anekdota pak a shumë të vërteta do të qarkullojnë në emër të tij. Është e vështirë të ndërtohet një portret i saktë dhe legjitim, i paerrësuar nga të rejat dhe kornizat mashtruese.

 

Amedeo Clemente Modigliani lindi në 12 korrik 1884 në Livorno, në një familje borgjeze të komunitetit hebre, i fundit nga katër fëmijët. Thuhet se arti nuk ishte obsesioni i vetëm i Modiglianit: ishte edhe alkooli dhe droga, zakone të përbashkëta të shumë prej artistëve në Parisin e fillimshekullit XX. Siç nënvizon edhe Corrado Augias në librin “Modigliani, romantiku i fundit”, në rrëfimin e jetës së këtij artisti atipik “historia dhe legjenda janë aq të ndërthurura, sa janë thuajse të pashpjegueshme. Edhe dëshmitë e të njohurve janë kontradiktore”.

Ka nga ata që lartësojnë shpirtin bujar e të sjellshëm dhe kulturën e shkëlqyer (Modigliani e kishte zakon të recitonte vargje të Dantes ndërsa pikturonte), të tjerë që e konsiderojnë pijanec dhe grindavec, po edhe nga ata që ende e krahasojnë me një “Antinoo” modern për kaçurrelat dhe qëndrimin joshës. Amedeo Modigliani është piktori më përfaqësues italian i epokës boheme. Vlerësuar në mjediset pariziane të fundvitit 1800 dhe fillimit të viteve 1900, arti i këtij piktori bëri histori: portretet e tij të grave, të ngjashme me imazhet onirike njihen nga të gjithë. Në “Ville Lumière”, i zhytur në avangardën artistike të asaj kohe, Amedeo kishte gjetur energjinë e nevojshme për të qenë i pathyeshëm, si artist, si zot dhe si mbajtës i së vërtetës dhe dijes. Gati kishte arritur t’ia fshehë edhe vetes sëmundjen, varësinë dhe fatin tekanjoz. Kultura, erudicioni, talenti, hijeshia dhe karizma, ishin pjesa tjetër e medaljes për ta bërë të paharruar artistin./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Harmoni paralele me natyrën”

Arti i ngjyrave tek Pol Sezani

Ditëlindja e antikonformistit të pakohë

Suzana Varvarica: Askush nuk i kërkoi kurrë falje… artistit


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen