MENU
klinika

“Amerika më ka poshtëruar”

Britney Spears reagon për dokumentaret e bërë pa miratimin e saj

10.07.2022 - 10:29

Britney Spears publikoi një deklaratë të cilën më pas e fshiu në Instagram të shtunën duke u kundërvënë programeve televizive dhe dokumentarëve të bëra për jetën e saj.

Këngëtarja shprehu zemërimin e saj dhe deklaroi se asnjë yll tjetër nuk do të shtypej në atë formë siç kanë bërë me të.

40-vjeçarja gjithashtu fajësoi Amerikën për lajmet e saj gjatë viteve, duke thënë: “Ndjehem sikur Amerika ka bërë një punë të mrekullueshme për të më poshtëruar mua”.

Britney shpjegoi se gjatë gjithë jetës së saj, ajo kishte shkuar gjithmonë në këmbë drejt makinës së saj kur mbërrinte në aeroport. Megjithatë, kohët e fundit pasi mbërriti në Los Angeles teksa kaloi një muaj mjalti romantik me bashkëshortin, Sam Asghari, ajo u kap në një karrocë golfi.

Ylli deklaroi se arsyeja e vetme që iu soll një karrocë për të ishte sepse “ata e dinin se do t’i bënin foto, kështu që e sollën me kaq dashuri për herë të parë në 20 vjet”.

Megjithatë, Britney u shpreh se zemërimi i saj nuk ishte për shkak të ‘gjithë shitjes së turpshme të fotografisë së saj të shëmtuar’. Për këngëtaren janë realizuar dokumentarë dhe speciale pa asnjë leje prej saj.

Princesha e Pop-it u shpreh se sa e mërzitur ishte për faktin që dokumentarët pretendonin se po e ndihmonin. Ajo shkroi se asnjë popull apo rrjet nuk do t’i trajtonte kurrë yjet e tjerë ashtu siç e kishin trajtuar atë, duke thënë gjithashtu se si ato kanë nxjerrë kaq shumë filmime negative.

Britney shpjegoi se individët besonin se programet televizive e ndihmuan të përfundonte konservatorin e saj, gjë që ajo tha se ishte larg nga e vërteta. Britney shtoi se ishte vetë ajo arriti të shtpëtonte nga konservatori 13-vjeçar, jo dokumentarët.

“Unë thjesht dua të di se si më ndihmuan të gjithë këta njerëz që thonë se më ndihmuan kur vetë me gojën time dhashë dëshminë time para gjykatësit!!”.

Këngëtarja ia hodhi jo një personi specifik, por një vendi të tërë.

“Amerika…ky komb ka qenë një gjë dhe një gjë vetëm për mua -bullizues,” shkroi ajo në fund të deklaratës. Ylli shtoi se vendi nuk ka bërë kurrë asgjë për ta mbrojtur atë.‘…Dhe hajde seriozisht a është sinqerisht e ligjshme te bësh kaq shumë dokumentare për dikë pa miratimin e tij fare??!’.

"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure