MENU
klinika

Guidë për fillestarët

Çfarë janë *konkretisht* NFT-të?

12.07.2022 - 11:34

Krijuesit sot po përdorin NFT për të marrë më shumë kontroll mbi punën e tyre, marrëdhëniet me ndjekësit dhe mënyrën se si mund të fitojnë para. Disa njerëz mendojnë se në të ardhmen, NFT-të do të jenë kritike për mënyrën se si njerëzit do të blejnë, përdorin dhe ndajnë objekte dhe përvoja virtuale.

Por, çfarë janë NFT-të?

NFT ka kuptimin non-fungible token. Non-fungible do të thotë “i pandryshueshëm”; pra aset i veçantë që nuk mund të zëvendësohet. Mendoni për pikturën e Mona Lizës – ka vetëm një në botë. NFT-të janë asete dixhitale që përfaqësojnë gjëra të tilla si arti, avatarët virtualë, GIF, video, karta tregtare dhe madje edhe meme.

Çfarë janë *konkretisht* NFT-të? Guidë për

Pra, nëse NFT-të janë dixhitale, çfarë më pengon t’i bëj screenshot ose t’i shkarkoj?

Sigurisht, ju mund t’i bëni screenshot NFT-ve, në të njëjtën mënyrë që mund të bëni një foto të Mona Lizës origjinale. Sidoqoftë, ju nuk jeni pronari origjinal i NFT-së ose i Mona Lizës.

Çdo NFT ka një nënshkrim unik që verifikon origjinalitetin dhe çdo transaksion që lidhet me të – kush e ka krijuar, kush e zotëron, kush e ka shitur dhe për sa etj. Krijimi i një NFT quhet minting. Kur krijohet një skedar dixhital, gjenerohet një NFT dhe ruhet në blockchain – kompani e shërbimeve financiare të kriptomonedhave.

Çfarë janë *konkretisht* NFT-të? Guidë për

Si mund të blej një NFT?

Më së shpeshti, transaksionet e NFT-ve bëhen duke përdorur kriptomonedha, por disa sajte ju lejojnë të përdorni karta krediti ose debiti. Për të blerë NFT me kriptomonedha, duhet të konfiguroni një portofol dixhital. Ekzistojnë disa lloje portofolësh dixhitalë në dispozicion në varësi të vendit ku jetoni dhe çfarë blockchain dëshironi të përdorni.

Pse disa NFT janë më të vlefshme se të tjerat?

Ashtu si veprat e artit në botën fizike, NFT-të mund të jenë të rralla dhe të vlefshme. Në përgjithësi, kur një NFT shitet në treg, ekziston një proces ku ka oferta të shumta dhe ku çmimi i NFT-së përcaktohet nga sa kërkesa ka për të.