MENU
klinika

“Jemi të tronditur dhe të hutuar”

Çfarë ndodhi në koncertin e Dua Lipës?

29.07.2022 - 11:36

Tre persona pësuan lëndime të lehta në një koncert të Dua Lipa-s në Toronto të mërkurën mbrëma pasi disa fishekzjarre të paautorizuara u ndezën papritmas.

Policia është përgjigjur rreth orës 23:42 për të raportuar se dikush kishte hedhur fishekzjarre në fund të shfaqjes së Lipës, thotë për PEOPLE, polici Cindy Chung, një oficer i marrëdhënieve me median.

Tre persona u plagosën lehtë dhe menjëherë erdhën ambulancat.

“Ishte në fund, gjatë këngës së saj të fundit, kështu që menduam se fishezjarrët ishin pjesë e finales,” thotë një pjesëmarrëse në koncert për PEOPLE.


Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar edhe këngëtarja Dua Lipa.

Ajo shkroi se së bashku me ekipin e saj janë të tronditur dhe të hutuar nga ngjarja që ndodhi.

“Mbrëmë, fishekzjarre të paautorizuara shpërthyen në turmë gjatë performancës time në Toronto”, shkroi këngëtarja. “Krijimi i një hapësire të sigurt dhe gjithëpërfshirëse në shfaqjet e mia është gjithmonë prioriteti im i parë, dhe ekipi im dhe unë jemi po aq të tronditur dhe të hutuar nga ngjarja sa ju të gjithë.”

“Është ndërrmarrë një hetim në vazhdim për ngjarjen ku po punohet shumë për të zbuluar se si ka ndodhur ky incident,” theksoi Lipa. “Sjellja në jetë e këtij spektakli për fansat e mi ka qenë një përvojë kaq e mahnitshme, dhe më vjen shumë keq për këdo që tani ndjehet i frikësuar, i pasigurt.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Biznesi i vështirë i muzikës në Shqipëri

Nga vijnë fitimet e artistëve?