MENU
klinika

Tmerrohen fansat

Dhunë në koncertin e Dua Lipës në Kinë

13.09.2018 - 09:49

Dua Lipa tashmë e ka zgjeruar famën e saj në të gjithë botën, duke pasur një agjendë tejet të ngjeshur me koncerte, jo vetëm në Britani, por në të gjithë rruzullin.

Së fundmi, këngëtarja me origjinë shqiptare ishte në Shangai, ku me mijëra persona ndoqën nga afër interpretimet e hiteve të saj.

Por pati edhe nga ata që nuk mbeten aspak të kënaqur nga organizimi i koncertit. Forcat e sigurisë u treguan shumë të rreptë, duke mos lejuar asnjë nga fansat e zjarrtë të këngëtares të thyente sadopak rregullat.

Në internet është shpërndarë me shpejtësi një video e ku forcat e sigurisë kërkojnë të nxjerrin jashtë një fanse edhe pse shkaqet nuk janë të qarta.

Dua nuk kuptoi asgjë ndërsa vazhdoi interpretimin e këngës së saj. “Është e pabesueshme ajo që ka ndodhur. Askush nuk u lejua të lëvizte nga vendi i tij. Nëse do ta provoje ta bëjë një gjë të tillë, rojet do të nxirrnin me dhunë”, është shprehur një prej të pranishmëve.

Aktualisht Dua është duke mbajtur turneun e saj në Kinë, ndërsa më pas do të zhvendoset në Tajvan, para se të fluturojë për në Las Vegas për të përfunduar datat e mbetura të turneut të saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtarja me origjinë shqiptare

Dua Lipa i surprizon, fanset shpërthejnë në lot