MENU
klinika

Pas kontrollin, policia i gjen në banesë edhe…

I vodhi varësen një gruaje, pranga të riut në Elbasan

11.07.2022 - 11:28

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet se i ka vjedhur varësen një shtetaseje. Ngjarja ndodhi tre ditë më parë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “2nd Necklace”, pas hekurave ra shtetasi me inicialet P. B., banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.

Nga veprimet hetimore, rezulton se ky shtetas është autor edhe i vjedhjeve të tjera në qytetin e Elbasanit. Strukturat e Policisë vijojnë punën me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të tyre.

Gjatë kontrollit të banesës së 25-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, varsen e vjedhur.

 

 

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan