MENU
klinika

Nisma e deputetes Luljeta Bozo

Inxhinieria elektrike sulmon ministrinë e Ballukut

06.07.2022 - 11:00

Nisma e deputetes socialiste, Luljeta Bozo ka shkaktuar debate në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ku të ftuar ishin grupet e interesit. Inxhinieria elektrike Dëshira Mena kërkoi nga ky komision që të mos e kalojnë pr/ligjin, pasi ai nuk i përfaqëson ata.

Në Komision, inxhinieria sulmoi ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, që drejtohet nga Belinda Balluku, duke thënë se nuk i ka hapur derën për t’i dëgjuar në lidhje me shqetësimet e tyre. Sipas saj, kjo gjë është shumë dekurajuese.

Po ashtu, inxhinieria kërkoi nga komisioni qe ti vihen ne dispozicion dokumentet e ministrive, te cilat kane thene se e kane marre aprovimin për këtë nisme.

“Në institucionet e tjera ku ne e kemi ndjekur këtë nuk na kanë afruar dhe nuk na kanë përfshirë. Kjo na ka dekurajuar ne. Kur unë vij ti bëj një ankesë, ministrisë time, ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë i dërgoj një shkresë me 700 firma inxhinierësh të certifikuar nga kjo ministri, pra ne jemi punëtorët e kësaj ministrie dhe ministria nuk ma hap derën mua është shumë dekurajuese dhe është një sjellje arrogantë për anëtarët e vet. Ministria mesa e ndoqëm ne, jo vetëm që nuk na mori në konsideratë, por vazhdoi etapat e tjera duke i dhënë nismës së deputetes, konfirmimin që ku pr/ligj për ne është në rregull. Pra, që në këtë moment filtri i parë që duhet të ishte diskutimi i ministrisë me grupin e interesit, nuk është kaluar.

Në këtë kuadër unë doja që të na vinit në dispozicion letrën që keni marrë nga ministria e Energjisë, Drejtësisë, Financave dhe Turizmit siç tha zonja deputete që ne e kemi marrë si konfirmim. Pra pr.ligji është shqyrtuar dhe ju keni marrë OK, a mund ta kemi edhe ne këtë në dispozicion.

Nëse ministria ka dhënë OK, ministria do ta kishte vazhduar vetë iniciativën, por mori një lum ankesash nga inxhinierët dhe u tërhoq. Nuk besoj se është një kërkesë e tepërt kjo. Besoj që duhet ta na vihet në dispozicionin”, u shpreh inxhinieria.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN