MENU
klinika

Olsa zbulon detaje nga programi

Kemi të reja nga “Kepi i tundimeve”

22.07.2022 - 11:38

“Kepi i tundimeve” është emisioni më i ri që pritet të vijë në ekran. Pas suksesit me “PërPuthen”, autorja Olsa Muhameti, ka folur për programin e ri që pritet të vijë me mjaft zhurmë duke marrë parasysh që një format i tillë është i ri për publikun shqiptar.

Olsa Muhameti ka treguar ekskluzivisht për emisionin “PushimeOnTop” shtëpinë e “Kepi i Tundimeve”. Gjatë intervistës Olsa na ka zbuluar edhe disa detaje nga programi i cili fillon mbrëmjen e nesërme.

“Do të ketë disa rregulla të cilat duhet të zbatohen me patjetër, sepse nëse rregullat nuk zbatohen do të ketë ulje çmimi. Konkurrentët do të mësojnë rregullat që thyhen dhe çmimin që zbret me anë të një ipad-i apo televizori, sepse komunikimi i vetëm me produksionin është me anë të tyre, nuk ka asnjë mënyrë tjetër. Do të vendoset një sistem i cili do i vrojtojë ata gjatë gjithë kohës,” ka thënë Olsa gjatë intervistës.

Kujtojmë se të konfirmuar deri më tani janë vetëm disa prej konkurrentëve: Erjola Doci, Fatjon Kuqari, Atdhe Xharavina dhe një model i huaj, Gabriele. Pjesa tjetër e kastit nuk është zbuluar akoma por do merret vesh shumë shpejt duke patur parasysh datën e afërt.

Sipas zërave programi do të jetë pak a shumë një version shqiptar i “Too Hot to Handle” ose të paktën ideja kryesore.

Olsa, e cila njihet si autore e programeve të suksesshme në “Top Channel”, i është besuar ky format por nuk e dimë ende se çfarë surprizash ka rezervuar ajo.

Programi “Përputhen” në të cilën ajo ishte autore më para rezultoi një sukses i vërtetë pavarësisht skandaleve të shumta dhe akuzave për skenar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flitet se ka patur konflikte me Olsa Muhametin

Bora Zemani largohet nga “Përputhen”?