MENU
klinika

Si po vidhen para me skemën e inceneratorëve?

Kryemadhi: Çojmë në SPAK 24 kompani

04.07.2022 - 10:57

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë të hënën denoncime të tjera lidhur me aferën korruptive të Inceneratorëve. Në një konferencë për mediat, kryetarja e LSI, bëri të ditur se Klodian Zoto ka bashkëpunuar me 24 kompani duke përfituar 189 milion dollarë.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Kryemadhi ka publikuar një video të bërë dje nga inceneratori i Tiranës, ku sipas saj, janë bërë tre gropa dhe një kodër e mbuluar me dhe. Sipas saj, LSI e ka zbuluar skemën ndërsa hetonte inceneratorët.

“Rindërtimi. Kanë edhe kompanitë e rrugëve. Tre kompani të lidhura bashkë, familja e vëllezërve Sheshi. Kanë blerë fruta, ujë, çokollata kanë shitur materiale ndërtimi. Na kanë dalë të lidhura me inceneratorëve dhe nga hetimet kemi dalë në rezultatin se janë të përfshira.

Familja Përlala, 42 milionë dollarë. Inceneratori i Tiranës i ka dhënë rreth 9 milionë dollarë kësaj kompania. I ka bërë shitje një kompanie fiktive 6 milionë dollarë. Sot, të treja kompanitë vijojnë faturojnë edhe pse pronari nuk është dhe kanë 1 ose 2 veta të punësuar në kompanitë e tyre.

Ky është një grup i strukturuar kriminal. Këto kompani, janë njerëz që faturat prej miliona eurosh, nuk janë lëvizur, nuk kanë kaluar në llogaritë bankare të tyre. Kanë ndenjur në bankë dhe janë kaluar pastaj off shore etj…Gjithë sistemi ka funksionuar i mbikqyrur nga kryeministri.


Do informoj SPAK, shitjet janë gati 718 fatura. Të 24 kompanitë do informojmë SPAK që, vetëm të verifikojnë faturat, individët, pensionisët 94-95-vjeçarë që kanë blerë biznese 30 milionë dollarëshe. 189 milionë dollarë janë para që vijnë nga buxheti i shtetit. Të gjithë do të ngrenë pyetje, për komisionin hetimor të parlamentet…

Në ministrinë e Financave ekziston zyra e koncensioneve, qeveria prej 2017 paguan me ndihmë buxhetore një koncesion të paligjshëm të bashkisë Tiranë. Ka për detyrë të hetojë ku janë 128 milionë euro?

Kjo është pronë e inceneratorit. Një serë e bërë me paratë e BE. Një serë domatesh për të cilën dhe sot nuk kemi një inaugurim nga Krifca. Një nga serat më të shtrenjta në Shqipëri.

Kërkonava në komisionin hetimor sesi e ka përfituar kompania e inceneratorëve në AZHBR projektin? Ajo që dua të përsëris është që nëpërmjet skemës së inceneratorëve kemi arritur të evidentojmë skemën financiare të kapjes së pushtetit, politikës e medias. Prezenca e kompanive të inceneratorëve të përfshira në këtë skemë, ka krijuar kapjen e ekonomisë shqiptare dhe më pas politikës, ekonomia, shëndetësia, arsimi.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Më 25 prill është fundi i Edi Ramës"

Basha e Kryemadhi në një zë për inceneratorët

“Përgjegjësia penale ka fytyrë, emër, firmë e vulë”

Kryemadhi publikon dokumentet për inceneratorët