MENU
klinika

Conference League

Laçi nuk dorëzohet edhe me 10 vetë në Moldavi

21.07.2022 - 20:59

Laçi vijon aventurën në Evropë me rezultate positive. Ashtu si në ndeshjen e parë të turit të parë të Conference League, kurbinasit barazuan 0-0 edhe me Petrocub në Moldavi.

Situata për ekipin e Shpëtim Duros do vështirësohej shumë në minutën e 28-të. Spahiu bëri një ndërhyrje naive ndaj kundërshtarit, me kryesorin që nuk heziton t’i japë kartonin e dytë të verdhë, çka përkthehet në përjashtim nga loja.

Petrocub do e niste pjesën e dytë me mjaft dëshirë. Në minutën e 53-të, provon Sandu, por Dajsinani është në vendin dhe kohën e duhur. Ekipi nga Kurbini, në inferioritet numerik e kishte të vështirë të dilte përpara, përveç ndonjë aksioni sporadik.

Minutat kalonin dhe shifrat mbeten të pandryshuara. Skuadra e Tabanov rrit presion, por sërish në të 75-tën, Dajsinani u mohon golin. Të vetdijshëm se kjo sfidë mund të zgjidhej edhe personalisht, një inkursion fantastik i Mentor Mazrekaj për pak sa nuk përfundoi me fund të lumtur. Goditja e tij shkon shumë pranë rrjetës, duke të krijuar iluzionin e golit.

Në minutën e 82-të, Velkovski largon topin në vijën fatale, me Laçin që është më të vërtetë me fat. Kualifikimi mbetet i hapur dhe gjithçka do vendoset pas një jave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN