Reperja e njohur me origjinë shqiptare Loredana prej vitesh i ka ndërprerë daljet në media, por hera-herës u jep mundësi ndjekësve në rrjetet sociale që ta pyesin rreth çështjeve të ndryshme. Së fudmi ajo ka realizuar një ‘intervistë virtuale’ në Instagram ku është treguar e hapur ndaj shumë pyetjeve.
Madje, ndryshe nga pjesa më e madhe e kolegëve të saj ka folur edhe për shifra e para. E pyetur: “Përse nuk je në Festivalin Alba?”, reperja nuk ka ngurruar të përgjigjet se kërkoi të paguhej 120 mijë euro. Gjë që mesa duket nuk është realizuar. Festivali bën bashkë artistët më në zë të muzikës shqiptare në Zvicër për shqiptarët e jo vetëm që jetojnë atje.
Ndonëse ka zgjedhur mos ta zbulojë statusin aktual, Loredana është shumë e sigurt që do të bëhet sërish nënë. “A mendoni ende një pë fëmijë tjetër?” ka qenë pyetja që artistja i është përgjigjur me: 100%.
Mes dyshimeve për romanca të reja dhe lidhje, Loredana nuk ka bërë asnjëherë një reagim publik. Por ajo tregoi se aktualisht po del ‘në date’ me dikë pa zbuluar emër.
“A po del në takime, nëse jo kur ishte takimi yt i fundit?”– shkruan ndjekësi, ndërsa Loredana ka habitur me përgjigjen e saj teksa shkruan: Tani.
Pasi konfirmoi se për momentin po del me dikë, reperja nuk ka zgjedhur të bëjë me dije nëse raporti mes tyre është një lidhje. Kur u pyet nëse është beqare, reperja tha “Po Jo”, duke mos e mohuar dhe as pohuar.
E pyetur nga një ndjekës nëse ka kontakte me Mozzik, Loredana nuk hezitoi të përgjigjej duke shkruar: Nahhh (Jo)