MENU
klinika

Në Kuvend nese betohet kreu i ri i Shtetit

Meta largohet zyra dhe ‘zhvishet’ nga kostumi i Presidentit

23.07.2022 - 10:19

Ditën e dielë, Bajram Begaj merr detyrën si president i Shqipërisë. Kuvendi do të mblidhet në senacë ditën e nesërme në orën 18:00 dhe do ta drejtohet nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Pas leximit të formulës së betimit, Begaj do të betohet para deputetëve dhe do të mbajë një fjalë përshëndetëse.

Ceremonia e dytë e parashikuar në orën 19.30 do të zhvillohet në ambientet e Presidencës, aty ku bëhet dorëzimi i detyrës nga Presidenti aktual, Ilir Meta, tek Presidenti i ri Begaj.

Në mënyrë simbolike kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushaj, do i dorëzojë Presidentit Begaj, kushtetutën e vendit, ceremonial që do të shoqërohet me 21 të shtëna topi. Ndërkohë, në rrugën që lidh sheshin ‘Skëndërbej’ me atë ‘Nënë Tereza’ janë vendosur flamujt e Shqipërisë.

Bajram Begaj, mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, Begaj u zgjodh President i ri i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim (83 deputetë morën pjesë në votim). Grupi i deputetëve të Enkelejd Alibeajt dhe Sali Berishës bojkotuan procesin, teksa nga opozita morën pjesë Mesila Doda, Shpëtim Idrizi, Nusret Avdullai nga PDIU, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho nga LSI dhe tre deputetë të PSD, Gertjan Deda, Gledis Çeliku dhe Meri Markiçi. Bajram Begës i duheshin 71 vota në këtë raund të katër, teksa ai arriti që të merrte 7 vota më shumë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN