Toka shqiptare e pasur me naftë mund të bëhet shumë shpejt faktor përcaktues për situatën energjitike në vend por edhe në Evropë, pasi kompania SHELL që po bën kërkime në Shqipëri, ka bërë zbulime të rëndësishme.
Lajmin e dha kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë aktualisht në Shqipëri, si dhe me investitorë të rinj potencial, të interesuar për të zgjeruar aktivitetin e tyre në vendin tonë në sektorë me rëndësi.
“Së shpejti mund të ndajmë me opinionin publik dhe rajonal e përtej rajonit një zbulim shumë të rëndësishëm që Shell po arrin të realizojë në vendi tonë.
Ata hezitojnë të flasin për shifra për momentin por shenjat tregojnë se mund të jemi në fazën e një zbulimi shumë, shumë të rëndësishëm në tokë të gazit dhe naftës që jo vetëm do ndikojë jashtë mase të ardhmen e vendit tonë por në këto rrethana të caktuara do luajë rol dhe në të ardhmen energjitike të Evropës”, tha Rama.