Analisti Mentor Nazarko ka komentuar zhvillimet më të fundit në marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
I ftuar në Abc Live, Nazarko foli për lëvizjen më të fundit të Kosovës për targat e mjeteve serbe që hyjnë në vend dhe faktin se ky veprim erdhi pas vizitës së Miroslav Lajçak.
Nazarko tha se kjo lëvizje e Kurtit erdhi pikërisht në këto momente, pasi ai nuk e do një takim me Vuçiç gjatë verës, ndërsa për presidentin serb tha se dramatizon çdo ngjarje nga Kosova.
“Kjo tregon përpjekjen e radhës të qeverisë së Kosovës për të forcuar pozitën në dialogun me Serbinë. Zgjedhja e këtij momenti nga ana e Kosovës lë të kuptohet që Kurti nuk e do një takim me Vuçiç gjatë verës. Kurta la të kuptohet që nuk do të ketë takim, pavarësisht se u shpreh i gatshëm për dialog.
E imagjinoj të vështirë që Vuçic, pas këtij veprimi të Kosovës, që ai të ulet për dialog me Kurtin. Ky është një nga ato teatrot që duhet dekriptuar që Serbia e bën rregullisht duke dramatizuar ngjarjet nga kosova, duke u vetëviktimizuar.
Kurti pas marrjes së vendimit, e quajti dikush është frikësuar në Bruksel ndërkohë që mediat e Kosovës reflektonin zhgënjimin e Vuçiç.
Kujt i shërben viktimizimi i Serbisë?
Kjo është pjesë e një loje që bën Vuçiçi. Ka qenë shefi i propagandës së qeverisë së Millosheviçit. Ai e paraqet presionin perëndimor mbi të si diçka apokaliptike. Ai e njeh presionin perëndimor dhe mendoj që ka qenë ai presion që ka përcaktur kthesën e rëndësishme në raport me Malin e Zi që u duk edhe në vizitën e Abazoviç. Ishte një vizitë që u gatua në kuadrin e Ballkanit të Hapur në Ohër. Mendoj se ishte një vizitë e orkestruar nga ambasadori amerikan në Serbi”, tha Nazarko.