04.07.2022 - 18:07
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Giacomo Vrioni, ishte shumë pranë transferimit në MLS, ku e priste Neë England Revolution, por duket se tashmë do të ketë ndryshim planesh për talentin kuqezi.
Juventus kërkon me ngulm këtë verë që të afrojë talentin e Genoas, Andrea Cambiaso, por negociatat nuk po shkojnë ashtu siç duhet. Siç thekson “La Repubblica”, klubi bardhezi po mendon që të përfshijë 23-vjeçarin shqiptar në këmbim të mbrojtësit italian, i cili për Genoan ka luajtur dhe sulmues krahu.
Nëse ky shkëmbim ndodh atëherë Vrioni do të duhet të luajë në Serie B sezonin e ardhshëm, pasi Genoa nuk arriti të mbijetonte në elitë. Një rikthim në këtë ligë edhe për sulmuesin kuqezi.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Situata te Lazio
Kriset gjithçka, Lotito i tregon “derën” Tares
Kthesa e sulmuesit kuqezi
Manaj lë Spanjën për Anglinë, ja ku pritet të firmosë
Së bashku me Dybala dhe Eriksen