MENU
klinika

"Do ndikojë në zhvillimin rural e turistik..."

Rama e nis ditën me video nga aksi i ri Korçë-Ersekë

07.07.2022 - 09:58

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga aksi i ri nga Korça deri në Ersekë, nga punimet për pjesën e dytë me gjatësi 12.85 km që përmbyll gjithë këtë rrugë.

Kjo rrugë do të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin rural e turistik të rajonit jug-perëndimor, thotë Rama.

“MIRËMËNGJES dhe me punimet për pjesën e dytë me gjatësi 12.85 km që përmbyll të gjithë aksin e ri nga Korça deri në Ersekë, i cili do të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin rural e turistik të rajonit jug-perëndimor, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama në postimin e tij.


Aktualisht aksi rrugor Korçë-Ersekë ka një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa me përfundimin e segmentit të ri distanca shkurtohet në 35 kilometra. Po kështu, aksi i ri do të ketë të gjithë elementët e nevojshëm që lidhen me sigurinë rrugore. Ndërtimi i tij do të nxisë zhvillimin e mëtejshëm turistik të juglindjes së vendit duke afruar më pranë dy zona me mjaft potenciale, siç është Korça dhe Erseka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Për të apasionuarit e çiklizmit malor"

Rama poston videon nga Bjeshkët e Kukësit

Nga kanioni i Urakës te Ura e Vashës

Rama poston videon dhe ‘numëron’ bukuritë e Matit

“Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve”

Rama poston videon me Kovaçevski dhe Scholz