MENU
klinika

E rëndë në Milot!

Regjistrohen të shtëna me armë zjarri, dyshohet për dy të vdekur

22.07.2022 - 21:42

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Milot.

Mësohet se dy persona kanë humbur jetën. Sipas po të njëjtave burime, është vrarë Ylli Brahimi si dhe një person tjetër me mbiemër Preçi.

Sakaq, sipas burimeve policore, në sallën operative të policisë është njoftuar për të shtëna me armë zjarri.

Drejt vendngjarjes janë nisur forcat e policisë për të zbardhur krimin. Dinamika dhe rrethanat e ngjarjes janë të paqarta.