MENU
klinika

Eliminohen kampionët e Zvicrës e Greqisë

Sa shumë surpriza në turin e dytë të Champions

27.07.2022 - 23:17

Ndeshjet e turit të dytë të Champions League kanë dhuruar rezultate shumë të rëndësishme, e sidomos surpriza të cilat mund të ndryshojnë dinamikat në vijim dhe bëjnë të paparashikueshëm rrugëtimin drejt fazës në grupe të turneut.

Ajo që bie në sy është se nga gara janë eliminuar kampionët e Zvicrës, Zyrih, si dhe ata të Suedisë, Malmoe, të dy ekipe me shumë peshë në arenën ndërkombëtare. Malmoe u eliminua nga Zalgiris të Lituanisë, e cila pasi e mundi 1-0 në shtëpi, e mposhti me shifrat 2-0 edhe në Suedi.

Ndërkohë, Zyrih është mposhtur nga një skuadër që është bërë “eksperte” në arenën ndërkombëtare, Qarabag, të cilit iu desh një gol në shtesa për të siguruar kalimin e turit.

Ndeshja e parë ishte mbyllur 3-2 për Qarabag në Azerbajxhan dhe 90 minutat e sfidës së kthimit në Zvicër u mbyllën 2-1 për Zyrih. Por goli i Ousu në minutën e 98 bëri që sfida të shkonte për ekipin azer.

Edhe Olympiakos është turpëruar në shtëpi nga Maccabi Haifa. Ekipi grek kishte barazuar 1-1 në transfertë në Izrael. Por në ndeshjen e kthimit në fushën e vet, është mundur me shifrat 0-4, edhe pse me një ekip të mbushur me yje që pretendonte se mund të shkonte në fazën në grupe të turneut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN