MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Shenjat e hershme që paralajmërojë kancerin e zorrës së trashë

07.07.2022 - 08:36

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Shenjat e hershme që paralajmërojë kancerin e zorrës së trashë

Mjeku: Ekzistojnë një sërë faktorësh që ndikojnë në rrezikun për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë, duke përfshirë këtu prirjen gjenetike, historinë familjare, sëmundjet dhe inflamacionet e shpeshta të zorrëve. Faktorët e tjerë të riskut janë mënyra pasive e jetesës, mbipesha, konsumimi i duhanit dhe pijeve alkoolike etj. Sipas studimeve, thuhet se njerëzit me diabet kanë rrezik deri në 40% më të lartë për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë.

Ja disa nga simptomat e hershme që paralajmërojnë kancerin e zorrës së trashë:

Për fat të keq, kanceri i zorrës së trashë zakonisht nuk jep asnjë simptomë në fazat e tij të para.

Kur simptomat fillojnë të shfaqen, thuhet të kenë arritur faza të mëvonshme të sëmundjes. Simptomat ndryshojnë në varësi të vendndodhjes së tumorit.

Disa nga simptomat mund të jenë: diarre e shpeshtë, kapsllëk kronik, jashtëqitje me gjak, anemi, dhimbje të rënda stomaku etj.

Këto simptoma shoqërohen shpesh me humbje peshe drastike, të vjella, humbje oreksi, ndjesi lodhjeje e pakuptueshme etj. Ky lloj kanceri mund të ndodhë në çdo pjesë të zorrës së trashë. Nëse vëreni dy ose më shumë simptoma që paraqitëm më sipër, konsultohuni menjëherë me mjekun.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.