Është për t’u përgëzuar, arritja e të rinjve tanë në Selanik. Kampionati Europian i Blitzit, ishte njëherësh për to, sfidë dhe sukeses!
Klean Shuqja, ka kryesuar mes 16 vajzave të grupmoshës (U16) nën 16 vjeç, me 12. 5 pikë në 18 ndeshje. Tanimë, ajo është mbretëresha e këtij turneu, duke u shpallur Kampione e Kampionatit të 21-të Europian të Blitzit!
Kler Çaku ndërkohë, u rendit e Treta, në këtë garë kompetitive, për grupmoshën (U12) nën 12 vjeç, për vajza!
Ndërsa shahistja vetëm 13-vjeçare Eklea Omeri, u ngjit në vendin e 4-ët, për vajza (U 14) nën 14-vjeç, me pikë të barabarta me vendin e 3-të!
Të trija fitueset, të cilat dhanë maksimumin, janë pjesë e ekipit përfaqësues të femrave (për të rritur), në Olimpiadën e Chennait.
Suksese vajzave tona, shahisteve të reja të talentuara dhe plot përkushtim!