MENU
klinika

Prej vitit 1991...

Shqiptarët në sytë e një gjermaneje

07.07.2022 - 14:05

        Në muzeun “Marubi vjen Shqipëria përmes fotografive, me “Albanian Biography: From Now to 1991”. Ekspozita personale e fotografes Jutta Benzenberg vjen e kuruar nga Kim Knoppers.

“Shqipëria në fokus: tani, prej vitit 1991… ” që do të çelet kësj të premteje, më 8 korrik, vjen në vijim të aktiviteteve të muzeut në Shkodër. Ndërkohë, më herët janë publikua materiale rreth ekspozitës, aktivitetit të fotografes, si edhe të kuratores.

Fotografitë dhe historitë e rrëfyera, krijojnë një lloj biografie të Shqipërisë, parë përmes syve të Benzenberg-ut, sa edhe edhe reflektim i biografisë së saj personale dhe dëshmi e karrierës së gjatë, të njërës prej fotografeve më aktive në Shqipëri.

Jutta Benzenberg ka studiuar fotografi pranë “Staatliche Fachakademie für Fotodesign”, në Mynih. Në Gjermani, ka punuar si fotografe për revista dhe teatro, krahas punës si operatore në televizion. Në vitin 1991, ka udhëtuar për herë të parë në Shqipëri me bashkëshortin, shkrimtarin Ardian Klosi, për të fotografuar ngjarjet e asaj periudhe, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë portreteve të shqiptarëve dhe peizazheve.

Ka qenë pjesëmarrëse në shumë ekspozita vetjake dhe në grup, në qytete të ndryshme të Gjermanisë, Francës, Austrisë, Italisë, Zvicrës dhe Shqipërisë. Është drejtuese e disa punëve dhe mbi portretet, në bashkëpunim me Fotohof Salzburg, Kunstbox Seekirchen, ECCE (Austri). Ndër projektet e saj fotografike, përmendim: “I have a dream” (i mbështetur nga UN Women, 2022), “Leben erzählen” ( i mbështetur nga ECCE Theatre Austria), “God in Albania” ( i mbështetur nga Ambasada Gjermane në Tiranë dhe Ausëärtiges Amt Berlin, 2021). Si artiste, përfaqësohet nga Fotohof Salzburg.

Kim Knoppers, historiane arti dhe kuratore

Kim Knoppers është historiane arti, kuratore e pavarur, shkrimtare dhe lektore. Momentalisht, po punon për projekte në Shqipëri, Turqi, Greqi dhe Zvicër. Jeton mes Selçukut në Turqi dhe Amsterdamit në Hollandë.

Në vitet 2011-2021 ka qenë kuratore e Muzeut të Fotografisë Foam në Amsterdam, ku ka punuar për mbi shtatëdhjetë ekspozita personale dhe në grup, një ndërthurje mes fotografisë bashkohore dhe disiplinave të tilla, si: skulptura, videoarti, piktura dhe performanca. Përveç fotografisë bashkohore, ka hulumtuar edhe mbi origjinën e këtij mediumi në shumë ekspozita dhe ese.

Aktualisht punon për një cikël ekspozitash mbi studiot fotografike historike dhe vlerën e tyre, nga këndvështrimi shoqëror e artistik. Në vitet 2015-2016 ka qenë pjesë e grupit të punës për ngritjen e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, të drejtuar nga studioja arkitektonike Casanova+Hernandez.

Ka kuruar ekspozitën e parë të përkohshme të muzeun “Marubi”, “Gratë nga Arkivi Marubi” (2016). Në bashkëpunim me muzeun, në Foam ka kuruar “Dinastia Marubi-Njëqind vite të Studios Fotografike Shqiptare (1856-1959)”. Ekspozita, më vonë u prezantua edhe në Shkodër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit