MENU
klinika

Ja për çfarë bëhet fjalë

Sinjalet nga Bayern që e afrojnë Ronaldon

22.07.2022 - 14:03

Cristiano Ronaldo nuk ka zgjidhur ende të ardhmen e tij, pasi dëshiron të largohet me çdo kusht nga Manchester United e të luajë përsëri në Champions League për të vazhduar rekordet e tij në këtë turne.

Dhe duket se Bayern Munich tani është destinacioni i tij më i mundshëm, pavarësisht përgënjeshtrimeve që kanë ardhur nga drejtuesit e klubit. Janë vetë lojtarët e kësaj skuadre të cilët me veprimet e tyre, kanë lënë të kuptohet se Ronaldo mund të bëhet shumë shpejt një shok skuadre i tyre.

Tetë futbollistë të Bayern njëkohësisht kanë nisur të ndjekin Ronaldon në rrjetet sociale, një e dhënë që në ditët e sotme, paraprin zakonisht një transferim.

Muller, Sane, Sabitzer, Musiala, Goretzka, Gnabry, Kimmich dhe Gravenbersch kanë filluar të ndjekin Ronaldon dhe një gjë e tillë ka ndezur fantazinë e tifozëve të Bayern, të cilët mendojnë se ndoshta kanë gjetur sulmuesin që do të bëjë të harrohet Lewandowski me golat e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN