MENU
klinika

Mësoni funksionin e saj!

Vihet në punë bateria e parë me rërë

14.07.2022 - 11:04

Shkencëtarët finlandezë kanë arritur të vënë në punë baterinë e parë me rërë, që mund të ruajë energji të rinovueshme për disa muaj me radhë. Inxhinierët thonë se me këtë bateri mund të zgjidhet problemi për furnizim afatgjatë me energji të gjelbër. Falë përdorimit të rërës, bateria arrin të karikohet me nxehtësi që prodhohet nga energji elektrike të përftuar përmes paneleve diellore apo erës.

Rëra arrin të ruajë nxehtësinë deri në 500 gradë celsius, e cila më pas ngroh shtëpitë në dimër, kur energjia është më e shtrenjtë. Finlanda e siguron pjesën më të madhe të gazit nga Rusia, kështu që lufta në Ukrainë ka rikthyer vëmendjen nga burimet e rinovueshme të energjisë, aq më tepër tanimë që Moska ka ndërprerë furnizimet me gaz dhe energji elektrike pas vendimit të Helsinkit për t’iu bashkuar NATO-s. Markku Ylönen, një prej dy themeluesve të kompanisë “Polar Night Energy” thotë për BBC se:

Përmes kësaj baterie arrijmë të ruajmë shumë shpejt sasi të mëdha energjie që përftohet përmes paneleve diellore apo mullinjve të erës.

Pajisja është instaluar në impiantin energjetik në Vatajankoski dhe deri tani kanë arritur të prodhojnë energji për të ngrohur shtëpitë që ndodhen aty pranë, zyrat e tyre e madje edhe pishinën lokale. Sfida më e madhe tani është që kjo metodë e ruajtjes dhe shfrytëzimit të energjisë të përdoret në shkallë të gjerë, në mënyrë që të bëjë ndryshimin e vërtetë. Pekka Passi, menaxheri i përgjithshëm i impiantit energjetik Vatajankoski thotë se:

Është diçka shumë e thjeshtë dhe e çmendur njëkohësisht, por mendoj se do të jetë sukses.

Rikujtojmë, se së fundmi shpikësit dhe shkencëtarët e dëshpëruar ukrainas i janë rikthyer teknologjisë së ndërtuar në shtëpi, duke përfshirë dronë dhe bllokuesit e sinjalit, në një përpjekje të ndalimit të forcave pushtuese ruse. “Ne vetëm po tentojmë që të shpëtojmë jetë”,-tha gjatë së dielës një inxhinier nga Kharkiv i cili e quan veten “Kubilin”. Një grup i inxhinierëve ukrainas po blejnë nga interneti pjesë të dronëve dhe me anë të printerëve 3D ata po ndërtojnë bllokues sinjalesh.