MENU
klinika

Ministrja e Financave: Publikohet në shtator

A do të ketë një paketë ndihme ekonomike?

22.08.2022 - 10:49

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka bërë me dije se qeveria pritet të prezantojë në shtator një plan të ri masash, që vjen si ndihmë ekonomike ndaj shtresave në nevojë për përballimin e rritjes së çmimeve.

Gjatë një konference për shtyp këtë të hënë, ministrja theksoi se paketa e re përfshin ato masa që janë ndërmarrë deri tani, por pa dhënë detaje të tjera specifike.

“Delina Ibrahimaj: Ne do të vijojmë të kemi një poltikikë mbështetëse ndaj shtresave në nevojë që do të ndikojë si në ecurinë e konsumit ashtu dhe ne ecurinë e mirëqënies së ekonomisë shqiptare.

Në fund të muajit korrik ne kemi bërë një ëkt normative për rishikimin e buxhitit që parashikon të gjitha ndërhyrjet që qeveria shqiptare do të ndërmarrë me qëllim stimulimin e ekonomisë dhe frenimin e efekteve negative që vijnë në ekonomi nga konjukturat ndërkombëtare.

Këtë paketë të plotë masash do ta bëjmë publike. Paraprakisht mund t’iu the se ajo përfshin ato masa që janë marrë deri tani dhe reflektimin e vijimësisë që janë marrë, qoftë për mbështetjen e bizneseve, qoftë për mbështetjen e konsumit”, tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN