MENU
klinika

Mocion votëbesimi për qeverinë

Abazoviç: Nuk do të mbijetojnë politikisht ata që e filluan

05.08.2022 - 10:16

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka reaguar ditën e sotme pas depozitimit të kërkesës nga ana e DPS-së në Kuvend, e cila kërkon votëbesimin e qeverisë.

Në një konferencë për mediat Abazoviç ka deklaruar se nuk e di nëse Qeveria do t’i mbijetojë 19 gushtit, por di se ata që filluan procedurën për votëbesimin nuk do të mbijetojë as politikisht.

Një pjesë e njerëzve që e nisën procedurën dhe një pjesë e strukturave që e nisin atë procedurë, gjoja duke u fshehur pas Marrëveshjes Themelore, sigurisht që nuk do të mbijetojnë politikisht, qoftë kjo të realizohet më 19 gusht, në disa zgjedhje, në ato lokale në Podgorica, një pjesë e atyre strukturave sigurisht që nuk do të mbijetojë”, ka thënë Abazoviç, përcjellë RTCG.

Qeveria e Dritan Abazoviç u akuzua pasi firmosi marrëveshjen me Kishën Orthodokse Serbe.

Një ditë më parë Partia Demokratike e Socialistëve depozitoi dje në parlamentin e Malit të Zi kërkesën për votëbesimin e kryeministrit Dritan Abazoviç.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Abazoviç: Florida e Ballkanit

Çfarë do ndodhë me urën Ulqin-Velipojë

Nuk pranon propozimin për formimin e qeverisë së re

Gjukanoviç shpërndan parlamentin e Malit të Zi

Lekiç duhet të marrë 41 firma të nevojshme

Mali i Zi pritet të mandatojë kryeministrin e ri!

Ministrja e Arsimit takon homologun Miomir Vojinoviç

Abetare e Përbashkët për nxënësit shqiptarë në Malin e Zi?