MENU
klinika

Analiza e The Washington Post

Amerika rrezikon të “orbanizohet”…

08.08.2022 - 08:30

Gjithçka që duhet të dini për gjendjen e Partisë Republikane sot është ajo që ndodhi në Konferencën e Veprimit Politik Konservator në Dallas të enjten.

Kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili ka shkatërruar demokracinë e vendit të tij, mori duartrokitje të vazhdueshme më pak se dy javë pasi mbajti një fjalim në Rumani, në të cilin ai miratoi “teorinë e zëvendësimit” të supremacizmit të bardhë dhe denoncoi një “botë të racave të përziera”.

Një nga këshilltaret për një kohë të gjatë të Orban dha dorëheqjen për atë që ajo e përshkroi si një fjalim “të denjë për Goebbels” .

Por Orban nuk ka hequr dorë nga pikëpamjet e tij të neveritshme dhe të djathtët në Dallas u emocionuan me fjslimin e tij për emigracionin, abortin, të drejtat e LGBTQ dhe “Goliathin Globalist të Zgjuar”.

Ai madje kritikoi financierin hebre Xhorxh Soros, një vendas hungarez, duke e quajtur si dikë që “e urrente krishterimin”.

Tani, kudo, në zgjedhje anembanë vendit, republikanët po emërojnë fanatikë të ekstremit të djathtë, të cilët pretendojnë se zgjedhjet presidenciale të 2020 – dhe çdo zgjedhje që ata humbin, për këtë çështje – ishin “të manipuluara”.

Duke refuzuar të pranojnë humbjen elektorale, ata përqafojnë autoritarizmin.

Në katër shtete kyçe – Arizona, Michigan, Nevada dhe Pensilvania – kandidatët e GOP mohojnë legjitimitetin e zgjedhjes së Biden. Dy nga këta kandidatë, kandidati për sekretarin e shtetit të Arizonës, Mark Finchem dhe kandidati për guvernator të Pensilvanisë, Doug Mastriano, ishin jashtë Kapitolit më 6 janar 2021.

Ndërkohë, shumica e republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve që votuan për të fajësuar Trump për nxitje të një kryengritjeje po dëbohen nga Kongresi. Përfaqësuesi i Michiganit, Peter Meijer, ishte i fundit që humbi zgjedhjet paraprake javën e kaluar .

Duke marrë shkas nga Trump, fituesit e zgjedhjeve paraprake republikane kanë retorikë autoritare. Armët janë bërë një “aksesor” kryesor në reklamat e fushatës GOP.

Partia Republikane me prirje liridashëse me të cilën u rrita në vitet 1980 është zhdukur prej kohësh dhe nuk kthehet më.

Viktor Orbán Meets with Donald Trump in US - Foreign politics

Republikanët përdorin ende gjuhën e “lirisë”, por ideja e tyre për lirinë është e shtrembërt: Ata duan që amerikanët të jenë të lirë të mbajnë armë lufte ose të përhapin sëmundje vdekjeprurëse, por jo të ndërpresin shtatzëninë ose të diskutojnë gjininë ose seksualitetin në shkollë.

Republikanët, dikur dyshues për pushtetin e qeverisë, tani janë të etur për ta përdorur atë.

Këta ekstremistë republikanë përshkruhen shpesh si “e djathta e re”, por termi nuk përshtatet.

E djathta e re ishte lëvizja në vitet 1960-1970 që prodhoi Barry Goldwater dhe Ronald Reagan. Ju mund të argumentoni se e djathta e re ndihmoi të çojë në katrahurën e tanishme, por është e vështirë të imagjinohet që Goldwater ose Reagan të flasin me gishtin e madh të Viktor Orbanit, siç bëri Trump.

Duhet një term tjetër. “Nacionalizmi i krishterë” dhe “konservatorizmi nacionalist” janë përhapur, por fraza më e përshtatshme për këtë autoritarizëm amerikan është Fashizmi i Ri, dhe ai po bëhet shpejt prirja dominuese në të djathtë.

Nëse GOP fiton pushtet në Uashington, e gjithë Amerika rrezikon të Orbanizohet.

Max Boot është një kolumnist i Washington Post, një anëtar i lartë në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë dhe autor i “Rruga që nuk u mor: Edward Lansdale dhe tragjedia amerikane në Vietnam”. 

Burimi: The Washington Post

Përktheu dhe përshtati: Konica.al