Një emër i rëndësishëm i fotografisë shqiptare, Dedë Jakova, i cili përkujtohet në Muajin e Fotografisë
Dedë Jakova lindi në Shkodër më 1914, në një familje intelektualësh. Mësimet e para i mori në Kolegjin Saverian, ndërsa mjeshtrinë e fotografisë e mori nga Kel Marubi.
Më 1932 hapi studion e tij “Foto Jakova”. Ai realizoi edhe kartolina dhe ishte i pari fotograf që shoqëroi alpinistët në majat më të larta të Alpeve Shqiptare.
Shumica e fotografive të realizuara në Shkodër, përshkohen nga ndryshime të forta ideologjike e politike: nga imazhet e monarkisë, tek influenca fashiste e deri te konsolidimi i regjimit komunist.
Me gjithë presionin e fortë të regjimit, Dedë Jakova ishte i fundit që mbylli studion private të fotografisë, për t’iu bashkangjitur kooperativës shtetërore të artizanëve.