MENU
klinika

Acarimi i Klopp

“Asnjë nuk flet, Botërori luhet në kohën e gabuar”

06.08.2022 - 10:23

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp edhe njëherë është shprehur mjaft i shqetësuar për gjendjen fizike të futbollistëve të cilët pas një sezoni po ashtu të lodhshëm, janë në vigjilje të një tjetër sezoni po aq të rënduar duke qenë se në muajin nëntor starton edhe Botërori në Katar.

Gjermani thekson se kompeticioni vjen në momentin e gabuar: “Për ata lojtarë që mund të bëjnë një pauzë gjatë Botërorit, mbingarkesa nuk është një problem. Përkundrazi, është diçka e mirë, si një lloj pushimi dimëror dhe ne do të dimë ta menaxhojmë në mënyrën e duhur.

Problemi lind me të gjithë lojtarët që do të udhëtojnë për në Katar të luajnë Botërorin dhe kjo thjesht nuk është gjëja e duhur. Por, është diçka e vendosur shumë kohë më parë dhe tani nuk kemi çfarë të bëjmë, janë disa arsye që u vendos kështu.

Botërori është i ngarkuar, ka nga ata që do të mbërrijnë deri në finale, pastaj luhet edhe një ndeshje për vendin e tretë. Dhe, nëse shkon në finale, atëherë një futbollist do të mund të pushojë vetëm një javë. Më vjen inat që askush nuk flet, edhe pse e dinë se është gabim organizimi i kalendarit.

FIFA, UEFA, Premier League, Federatë, ju lutem flisni. Na duhet një mbledhje me temën më të rëndësishme për ne; Lojtarët! Ky Botëror luhet thjesht në një kohë të gabuar, për arsyet e gabuara”, u shpreh Klopp i revoltuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN