MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë shenjash jep mëlçia kur nuk funksionon siç duhet?

15.08.2022 - 09:06

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë shenjash jep mëlçia kur nuk funksionon siç duhet?

Mjeku: Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm dhe prandaj është shumë e nevojshme që të kontrolloni simptomat e para që vijnë prej saj në mënyrë që të parandaloni ndonjë sëmundje të mundshme. Mëlçia vazhdimisht eleminon toksinat nga trupi, filtron gjakun etj.

Ja disa nga simptomat që tregojnë se mëlçia nuk po funksionon siç duhet:

Lodhje, madje edhe nga përpjekja më minimale fizike
Dhimbje koke e vazhdueshme
Dhimbje nyjesh dhe muskujsh
Djersitje e tepërt, madje edhe kur flini gjumë
Probleme me lëkurën në formë puçrash dhe ekzemë, kjo ndodh sepse akumulohen komponime toksike dhe mëlçia nuk është e aftë t’i përpunojë dhe t’i nxjerrë jashtë.
Kapsllëk ose diare
Dhimbje në stomak, fryrje të barkut
Probleme me tretjen e ushqimit yndyror
Erë e keqe e gojës
Çekuilibër hormonal
Vështirësi në përqëndrim
Depresion i mundshëm
Ndjenjë ankthu dhe përshtypja që diçka mund të ndodhë
Nëse vëreni 2 ose më shumë simptoma të tilla, ju duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun tuaj. Mëlçia mund të detoksifikohet nga një dietë e shëndetshme me fruta dhe perime, vaj ulliri, peshk dhe proteina. Këto lloje ushqimesh mund të ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të mëlçisë dhe eleminimin e toksinave. Është shumë e rëndësishme të shmangni konsumimin e alkoolit dhe kafeinës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.