MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Covid mund të shkaktojë çrregullime të trurit dy vjet pas infektimit?

27.08.2022 - 10:59

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Covid mund të shkaktojë çrregullime të trurit dy vjet pas infektimit?

Mjeku:Covid-19 rrit ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të demencës, psikozës dhe mjegullës së trurit dy vjet pas infeksionit, sipas studimit të parë afatgjatë rreth efekteve neurologjike dhe psikiatrike.

Long Covid, shpesh i përcaktuar si simptoma të përjetuara për 12 javë ose më shumë pas një diagnoze Covid, përfshin një sërë simptomash nga lodhja dhe frymëmarrja deri te problemet e lidhura me trurin, të tilla si mungesa e qartësisë mendore. Shkencëtarët kanë llogaritur se ajo mund të prekë më shumë se 100milion njerëz në mbarë botën.

Studiuesit në universitetin e Oksfordit analizuan të dhënat elektronike shëndetësore të 1.25 milionë njerëzve të diagnostikuar me Covid.

Ndikimi i Covid u shënua më shumë tek njerëzit e moshës 65 vjeç e lart, midis të cilëve 4.5 përqind zhvilluan demencë gjatë dy viteve të mëvonshme. Rreziku më i rëndësishëm në rritje në mesin e të rriturve të rinj të moshës 18 deri në 64 vjeç ishte defiçiti kognitiv, ndonjëherë i quajtur mjegulla e trurit. Ajo preku 6.4 përqind të njerëzve që kishin Covid gjatë dy viteve të mëparshëm.

“Rezultatet kanë pasoja të rëndësishme për pacientët dhe shërbimet shëndetësore pasi sugjerojnë se rastet e reja të sëmundjeve neurologjike të lidhura me infeksionin e Covidit ka të ngjarë të ndodhin për një kohë të konsiderueshme pasi pandemia është shuar,” tha Paul Harrison, autor i lartë i studimit të botuar në The Lancet Psychiatry.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN