Dojna Mema bëhet nënë për herë të parë!
Bukuroshja e ekranit ka publikuar një video të ëmbël ku bën me dije se tashmë ajo dhe Vlashenti sapo janë bërë prindër.
“Mirë se erdhe në botën tonë Nolan Sata”, shkruan moderatorja krahas videos së ëmbël.
Më herët, Dojna ka dhënë një intervistë për “Revista Who”, ku foli për jetën e saj si dhe planet e së ardhmes.
Jo vetëm kaq por ajo ka rrëfyer se si kanë qenë këto 9 muaj.
“Muajt e parë, të lodhshëm duke qenë se unë isha në kulmin e punës si autore dhe moderatore e “Fan Club”. Mbaj mend muajin e tretë që ishte edhe më intensivi i ngjarjeve brenda në “Big Brother Vip”, ndërkohë mundohesha të mos më zinte gjumi kudo, ndonjëherë edhe ulur. Kështu tre muajt e parë djali ka dëgjuar vetëm biseda televizioni. Në tremestrin e dytë kam udhëtuar shumë dhe rrjedhimisht ka dëgjuar gjuhë nga më të ndryshmet. Unë e kam jetuar në maksimum atë periudhë dhe ka qenë padyshim më e bukura gjatë kësaj shtatzënie. Sa i përket tremujorit të fundit, babi kompozoi një këngë të re, ndaj ka dëgjuar muzikë të mirë. Unë jam tani në atë periudhë kur po numëroj edhe minutat. Ai e di kur dëshiron të vijë, uroj mos të vonojë shumë”, ka thënë ajo.