MENU
klinika

Analiza

Evropa e përçarë? Nga kjo përfiton vetëm Putini…

30.08.2022 - 08:30

Një flakë gjigante jashtë Shën Petersburgut, mjaft e madhe për t’u parë nga Finlanda, tregon sfidën e Evropës ndërsa afrohet vjeshta: Vladimir Putin po ndez gazin ndërsa kontinenti përgatitet për një dimër të vështirë të shkaktuar nga çmimet rekord të energjisë.

Sulmi i Putinit ndaj Ukrainës ka sjellë nevojën për më shumë të mira publike pan-evropiane dhe veprim të përbashkët, mbi të gjitha për sigurinë dhe pavarësinë energjetike.

Ai përforcon një ideqë tashmë po depërtonte në ndërgjegjen politike falë pandemisë dhe krizës klimatike.

Por gjashtë muajt e ardhshëm do t’i vënë qëllimet e liderëve në prova të rënda politike dhe ekonomike.

Nevoja për tu bërë më shumë së bashku vjen pikërisht kur politikanët kombëtarë përballen me tundimin ekstrem për t’u bërë më nacionalistë. Dhe qeveritë do të duhet të investojnë më shumë para në të mirën e përbashkët, edhe nëse ekonomitë e tyre marrin një kthesë për keq.

Camley's Cartoon: on Putin | HeraldScotland

Çdo vend është i prekur nga çmimet e larta të energjisë dhe kërkesa për të pakësuar pasojat mbi votuesit dhe bizneset do të marrë gjithnjë e më shumë vëmendjen politike.

Do të ishte gabim të lihej që kriza e kostos së jetesës të shpërqendrohej nga ndihma ndaj Ukrainës, pasi ajo është shkaktuar kryesisht nga armatizimi i çmimeve të gazit nga Putin.

Por tundimi për ta bërë këtë dhe presioni për të vënë veten në vend të parë, do të bëhen më të forta teksa “vuajtjet” nga rritja e faturave të energjisë rritet.

Pastaj ka konflikte para-ekzistuese që minojnë aftësinë e BE-së për veprim kolektiv. Erozioni i shtetit të së drejtës nga Polonia dhe Hungaria mbetet i pazgjidhur. Komisioni Evropian ka refuzuar të miratojë planet e rimëkëmbjes së këtij të fundit dhe ka nisur instrumentin e tij të ri për frenimin e transfertave të tjera buxhetore në Budapest gjithashtu. Plani i Varshavës miratohet, por çdo disbursim kushtëzohet me lëshime të mëtejshme për reformën e saj të politizuar në drejtësi.

Diku tjetër, spektrat politike nga kriza e eurozonës kanë filluar të shfaqen sërish.

Dyshimet sesi Italia po i shpenzon paratë e fondit të rimëkëmbjes nuk janë shumë nën sipërfaqe. Dëgjohen ankimet se Berlini nuk ka hequr dorë nga instinktet e tij mashtruese kur bëhet fjalë për ndihmën financiare të BE-së për Ukrainën. Dhe në Spanjë – më parë e goditur rëndë nga krizat, por sot e pozicionuar relativisht mirë me kapacitetin e saj të madh të importit të gazit – politikanët e kanë të vështirë të mos përmbysin leksionet e vjetra të Gjermanisë, duke e akuzuar atë se jeton përtej mundësive të saj (energjike).

Përtej politikës, pengesat ekonomike për veprimin e politikave po shtohen gjithashtu.

Shumica e treguesve të rritjes tregojnë në drejtimin e gabuar; thjesht stagnimi do të ishte një rezultat i mirë. Edhe nëse Evropa kursehet nga një recesion i plotë, lojërat e Putinit për gazin e bëjnë atë më të varfër përmes kushteve shumë të përkeqësuara të tregtisë.

Mikhail Khodorkovsky (English) on Twitter: "Putin gambled that US & EU  were weak & NATO divided. He expected his show of force would create  internal divisions,forcing NATO to agree to his terms,but

Gjermania, nga të gjitha vendet, ka hyrë në deficit tregtar për shkak të importeve të shtrenjta të gazit. Shtojini kësaj një ortodoksi monetare që i thotë Bankës Qendrore Evropiane të reduktojë kërkesën agregate, të zbusë kërkesat për paga dhe të frenojë rritjen (mbresëlënëse) të vendeve të punës në eurozonë.

Kjo stuhi e përsosur krijon një dimër përçarjeje dhe për rrjedhojë pavendosmëri. Ky, natyrisht, është qëllimi i Putinit. Duhet të jetë i gjithë synimi i Evropës për ta shmangur atë.

Është një fillim i mirë që liderët e BE-së janë shumë të vetëdijshëm për gjendjen e tyre të vështirë. Ndërsa të gjithë përballen me kriza energjitike në shtëpi, ata i kuptojnë presionet e brendshme mbi homologët e tyre.

Disa po përpiqen të përgatisin votuesit për atë që do të vijë. Por do të duhet një shkathtësi e madhe politike për të dhënë një mesazh të tillë mes atyre që janë ndjerë prej kohësh të anashkaluar nga çdo bollëk që mund të ketë pasur.

Midis vendeve të BE-së, janë duke u zhvilluar rikonfigurime intriguese politike. Miqësia e Hungarisë me Rusinë e ka larguar atë nga Polonia. Kjo ka neutralizuar grupin e Vishegradit, duke u bashkuar me çekët dhe sllovakët, shpesh në kundërshtim me Evropën Perëndimore. Vendet në krahun verior të BE-së po zbulojnë në mënyrë të sikletshme se nuk mund të jenë skifterë të mbrojtjes dhe fiskalë në të njëjtën kohë: nëse duan investime më të mëdha në sigurinë e Evropës, ato duhet të jenë të hapura për më shumë shpenzime të përbashkëta ose kufizime më të lehta në buxhetet kombëtare.

Këto janë më së shumti aludime të një politike më kohezive.

Për ta realizuar atë dhe për të prishur planet e Putinit, shefat e qeverisë duhet t’i rezistojnë instinkteve të tyre si thjesht liderë kombëtarë. Fjalimi i shumëpritur i kancelarit gjerman Olaf Scholz në Pragë të hënën është shansi më i mirë për të dhënë një mesazh të fortë.

Të thuash se është një moment jetë a vdekje për të ardhmen e Evropës mund të jetë një ekzagjerim. Por vetëm pak…

Burimi: Financial Times

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Borell: Situata aktuale,dhuratë për Putin

“S’ka të ardhme evropiane nëse mbahen kontakte me Putinin”