MENU
klinika

Në Portokalli apo diku tjetër?

Fjoralba Ponari na tregoi se ku do e shohim këtë sezon të ri

30.08.2022 - 10:27

Fjoralba Ponari është një ndër prezantueset më të dashura për publikun. Ajo shpeshherë është aktive në rrjete sociale, ku publikon foto të ndryshme.

Jo vetëm kaq por shpesh moderatorja publikon edhe rubrikën “Ask me a question”, ku i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve.

Së fundmi, dikush e ka pyetur moderatoren nëse do ta prezantojë ajo “Për’Puthen”

“A do kesh ndonjë projekt tjetër këtë sezon televiziv(përveç Portokallisë kuptohet)”?- ishte pyetja e një ndjekësi.

Ka kuriozitet të madh për sezonin e ri televiziv, pasi ajo është përfolur për të marrë drejtimin e “Përputhen”. Megjithatë, me përgjigjen e saj moderatorja ka konfirmuar se nuk do të angazhohet në asnjë projekt tjetër televiziv.

Ajo ka rrëfyer se do të zhvillojë një tjetër iniciativë pas kamerave, me miqtë e saj, dhe i duhet shumë përkushtim dhe energji. Fjoralba ka premtuar se do e ndajë projektin e saj me ndjekësit, duke shtuar se për sa i përket televizionit do t’i dedikohet vetëm “Portokallisë”.

“Jo, gjasat janë shumë të mëdha që këtë sezon do jem e angazhuar vetëm me Portokallinë në televizion, sepse përtej kamerave kemi marrë një iniciativë bashkë me miqtë e mi që është në funksion të njerëzve që kërkon shumë energji, shumë përkushtim, do ta ndajmë gjithë rrugëtimin me ju,” ka thënë Fjoralba duke ju përgjigjur ndjekësit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Na presin gjëra të reja përtej TV”

Çfarë po përgatit Fjoralba Ponari?

Partneri e surprizon në mënyrën më të bukur

Fjoralba Ponari feston ditëlindjen


"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat