MENU
klinika

I morën jetën Madrit Ulqinakut

Atentati i pak ditëve më parë/ Gjykata e Elbasanit jep vendimin për Eiden Dinon

20.08.2022 - 17:06

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasani ka dhënë këtë fundjavë masën e sigurisë “arrest me burg” për Eiden Dinon, i cili u arrestua dy ditë më parë në Elbasan pas vrasjes së Madrit Ulqinakut nga Horgito Peqini.

Prokurori Ritvan Suka kërkoi caktimin e masës “arrest me burg “për te tre personat ku një konflikti të çastit mbeti i vdekur Madrit Ulqinaku .

Gazetari Fatmir Popja, raporton për BalkanWeb se pas këqyrjes së provave paraprake, dëshmitarëve në vendngjarje dhe deklaratës së Eiden Dino, gjykatësja Idush Maliqi la në fuqi masën “arrest në burg” për të riun e arrestuar dhe vendosi të njëjtën masë dhe për dy të tjerët që ndodhen ende në arrati.

Dino pretendoi se është futur për të shuar sherrin, por pas krimit ai u arratis, ndërkohë në momentin e arrestimit policia i gjeti me vete një mjet prerës (thikë) dhe një dorezë metalike.

Në seancë Dino ka dhënë të njëjtin version sikurse para policisë. Ai së bashku me dy bashkëmosharët e tij ka deklaruar se kishin konsumuar lëndë narkotike dhe kishin dalë në rrugë me armë të ftohta.

Dino kishte një thikë ndërsa autori Horgito Peqini një pistoletë.

Nën efektin e drogës janë përballur me viktimën Madrid Ulqinakun dhe shokun e këtij të fundit ku i kanë kërkuar llogari pse po i shihte.18 vjeçari Horgito Peqini ka nxjerrë pistoletën dhe qëlloi nga pas 33 vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në bulevardin kryesor të Elbasanit pranë stadiumit.