MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam një kollë që më merr shpirtin, ka ndonjë ilaç?

29.08.2022 - 08:50

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Ju lutem, më ndihmoni me një këshillë ose ilaç. Çdo vit për katër vjet rresht nga një ose dy muaj më zë një kollë sa ma merr shpirtin. Është kollë e thatë dhe më skuqet laringu dhe më vjen sikur kam diçka aty që më gudulis. Më fillon kolla dhe më lodh shumë. Çfarë nuk kam provuar, por asgjë dhe tani që shkruaj, jam në të njëjtën gjendje. Ju lutem, më ndihmoni! Jam edhe me diabet.

Mjeku: Pacientja duhet të bëjë një kulturë fyti për mikrobe. Gjithashtu do të rekomandoja një sërë vizitash, fillimisht te mjeku ORL, një vizitë te mjeku alergolog dhe pneumolog për problemet pulmonare, një vizitë te mjeku gastrohepatolog për probleme të refluksit. Gjithashtu duhet të përpiqet që vlerat e sheqerit t’i mbajë në normë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.