MENU
klinika

La Liga, Java 2

Lewa zhbllokohet me dopietë, “poker” i Barçës

21.08.2022 - 23:57

Pas barazimit në javën e parë, Barcelona ka gjetur fitoren në javën e dytë, duke mpsohtur 1-4 Real Sociedad në transfertë. Një sukses ku u zhbllokua edhe blerja e bujshme e kësaj vere, Robert Lewandowski.

Dy gola për gjashtë minuta, ndeshja nisi “zjarr”. Robert Lewandowski kaloi katalanasit në avantazh që në minutën e parë (45 sekonda). Goli i parë në La Liga për bomberin polak, i cili dërgoi në rrjetë asistin e Balde.

Ekipi bask nuk u demoralizua nga goli i shpejtë, gjeti forca dhe riktheu baraspeshën në minutën e gjashtë. Suedezi Alexander Isak shënoi për Sociedadin dhe në “Reale Arena” nisi festa e tifozëve vendas. Pjesa e parë u mbyll 1-1.

Barcelona rriti presionin dhe u shpërblye në 66’ ku Dembele realizoi golin e avantazhit pas pasimit të Fati. Pas dy minutash Fati jep një tjetër asist dhe miqtë shënojnë edhe të tretin me Lewandowskin, i dyti në këtë sfidë për polakun.

Në të 79’ do të ishte radha e vetë Fati të realizonte. Ishte Lewa ai që i ktheu nderin talentit katalanas. Miqtë menaxhuan shumë mirë minutat e mbetura, duke marrë fitoren e parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN