MENU
klinika

La Liga, Java 2

Poker i Real, Modric me supergol, Hazard humb penallti

20.08.2022 - 23:59

Real Madrid shton marshin në ndeshjen e dytë në La Liga, duke fituar jo 1-2, por 1-4, teksa “viktimë” ishte skuadra vendase e Celta Vigo-s. Një sukses mëse i merituar i kampionëve në fuqi, që mbeten skuadra për t’u mundur në Spanjë dhe Evropë.

Ishte i përhershmi Karim Benzema që hapi siparin e golave në minutën e 14-të me anë të një 11-metërshi. Po me penallti u kthyen ekuilibrat e takimit, këtë herë nga Iago Aspas që shënoi për Celta Vigon.

Kur ekipët po shkonin në barazim drejt dhomave të zhveshjes, mendon Luka Modric që realizon edhe golin e dytë për “Galaktikët”. Një kryevepër nga kroati. Kështu pjesa e parë përfundon me rezultatin 2-1, ndërsa pjesa e dytë nis menjëherë në sulm për Realin.

Vinicius shënon edhe golin e tretë për Realin, ndërsa pokeri dhe rezultati final i takimit u vulos nga Valverde. Madrilenët kishin mundësi të thellonin edhe më shumë rezultatin, por Eden Hazard shpërdoroi një 11-metërsh në fundin e takimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN