MENU
klinika

Serie A, Java 2

Inter nuk fal Spezian, kësaj here fiton bindshëm

20.08.2022 - 22:54

Interi fiton dhe bind në javën e dytë përballë Spezias duke fituar me rezultatin e pastër 3-0. Zikaltrit kontrolluan ndeshjen përgjatë 90- minutave duke mos e vënë asnjë moment në dyshim fitoren në “Giuseppe Meazza”.

Është dyshja Lukaku-Martinez që kombinon bukur në minutën e 35-të nga del edhe goli i parë për zikaltrit. Lukaku shërben mirë për Martinez, me yllin argjentinas që godet bukur dhe çon topin në cepin e portës së Spezias. Edhe pjesa e dytë nis mirë për zikaltrit që prodhojnë raste të mira shënimi.

Dyfishimi i rezultatit vjen në minutën e 52-të, këtë herë më autor turkun Hakan Calhanoglu. Rezultati i takimit vendoset nga Joaquin Correa që shfrytëzon një pasim të Dzekos. Kështu me dy javë të luajtura, Interi i Inzaghit grumbullon 6 pikë.

Sfida tjetër e mbrëmjes së sotme ishte ajo midis Sassuolos dhe Lecces. Ka mjaftuar një gol i Domenico Berardit për të besuarit e Dionisit që të dilnin me pikë të plota nga ky takim. Sfida përfundoi me rezultatin 1-0 me Berardin që realizoi në minutën 40.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN