MENU
klinika

Mësojini...

Pajisjet që do ju ndihmojnë të përmirësoni rutinën tuaj të përditshme

24.08.2022 - 11:36

Teknologjia ka ndryshuar mënyrën se si njerëzit organizojnë jetën e tyre në përditshmëri. Ka ndikuar në mënyrën se si njerëzit komunikojnë, punojnë, blejnë, mësojnë, menaxhojnë financat e tyre dhe argëtohen çdo ditë. Ne do ju tregojmë se si pajisjet më të reja nga Samsungmund të përmirësojnë jetën tuaj, duke ju ndihmuar të krijoni një stil jete më të shëndetshëm dhe produktiv.

Gjeni balancën e duhur mes punës dhe jetës duke qenë më produktiv

Në ditët e sotme kufijtë mes punës dhe jetës personale janë zbehur. Ruajtja e ekuilibrit punë-jetë nuk është më një detyrë e thjeshtë. Por si të gjeni një ekuilibër të shëndetshëm punë-jetë me ndihmën e teknologjisë?

Për të arritur balancën ideale, një nga këshillat kryesore është të jeni sa më produktiv dhe ta shfrytëzoni në maksimum orarin tuaj të punës, qoftë kur jeni në zyrë apo kur jeni në lëvizje. Kështu ju nuk do të cënoni kohën tuaj të lirë duke punuar jashtë orarit të caktuar. Me smartphone-n e ri Galaxy Z Fold4, kryerja e shumë detyrave njëkohësisht është më i lehtë se kurrë, kështu që përdoruesit mund të bëjnë më shumë edhe kur janë në lëvizje. Shiriti i ri Taskbar ofron një plan të ngjashëm me kompjuterin tuaj, duke ofruar akses në aplikacionet tuaja të preferuara. Përvoja e ‘multitasking’ është edhe më e plotë falë SPen, duke mundësuar vizatimin dhe mbajtjen e shënimeve në Galaxy Z Fold4. Gjithashtu, Samsung ka vazhduar bashkëpunimin me Google dhe Microsoft për të zgjeruar numrin e aplikacioneve me Flex Mode, funksione të veçante të cilat janë të disponueshme kur telefoni është gjysmë i hapur. Chrome dhe Gmail mbështetin funksionalitetin drag-and-drop për të dërguar skedarë apo lidhje ndërsa Outlook ka një pamje të përshtatur për ekranet e mëdha.

Pajisjet që do ju ndihmojnë të përmirësoni rutinën

Pjesën tjetër të kohës pasi keni përfunduar me sukses të gjitha detyrimet, krijoni kujtime duke ju dedikuar familjes, miqve dhe pasioneve tuaja. Mënyra më e mirë për t’i ruajtur këto kujtime është nëpërmjet fotove dhe videove. Galaxy Z Flip4 është smartphone më interesant për të bërë këtë gjë. Ju nuk keni pse të harxhoni kohë dhe ndaloni aktivitetin tuaj për të xhiruar. Me FlexCam në Galaxy Z Flip4 mund të xhironi video pa duar ose shkrepur selfie në grup në kënde të ndryshme duke e palosur pjesërisht smartphone-n. Për më tepër, mund të shkrepni selfie me cilësi të lartë direkt nga ekrani duke përdorur kamerën kryesore falë Quick Shot të përmirësuar. Filloni regjistrimin e videos me cilësi të lartë në modalitetin Quick Shot dhe më pas kaloni pa më të voglin problem në Flex Mode për të vazhduar regjistrimin pa duar pa e ndalur videon. Gjithashtu, Galaxy Z Flip4 vjen me një kamer të përmirësuar të pajisur me një sensor 65% më të ndritshëm, për foto dhe video më të qarta – ditën ose natën.

Pajisjet që do ju ndihmojnë të përmirësoni rutinën

Njihni trupin tuaj dhe monitoroni shëndetin në çdo kohë

Duke ditur rëndësinë që ka kujdesi për shëndetin, të gjithë po synojnë të kenë një stil të shëndetshëm jetese. Disa duan të kontrollojnë kaloritë apo vlerat ushqyese të vakteve që konsumojnë, disa kanë bërë pjesë të rutinës së tyre aktivietin sportiv apo fitnesin, e disa të tjerë duan të kenë nën kontroll parametrat shëndetësore. Të gjitha këto mund të menaxhohen shumë lehtë me ndihmën e orëve inteligjente më të reja: Galaxy Watch5 dhe Galaxy Watch5 Pro.

Pajisjet që do ju ndihmojnë të përmirësoni rutinën

Galaxy Watch5 është i pajisur me sensorin unik BioActive të Samsung që drejton epokën e ardhshme të monitorimit digjital të shëndetit. BioActive përdor një çip të vetëm unik që kombinon tre sensorë të fuqishëm shëndetësor – Optical Heart Rate, Electrical Heart dhe Bioelectrical Impedance Analysis  -për të bërë matje të gjera që përfshijnë rrahjet e zemrës, nivelin e oksigjenit në gjak, përqindjen e yndyrnave në trup, madje edhe nivelin e stresit.

Nëse aktiviteteti juaj preferuar është ecja në natyrë apo çiklizmi, me Galaxy Watch5 Pro ju mund të ecni pa pasur nevojë të memorizoni rrugën e kthimit pasi veçoria Track Back ju rikthen në pikën e nisjes. Qëndrimi në rrugën e duhur është i thjeshtë falë navigimit të udhëzuar me zë ose dridhje. Gjithashtu, të dy këto modele ju ndihmojnë të masni lehtësisht rezultatet e aktiviteteve dhe të fitnesit: numëroni hapat, kontrolloni kaloritë, kontrolloni rrahjet e zemrës pas një stërvitje intensive dhe merni rekomandime të personalizuara për konsumin e ujit bazuar në djersën e harxhuar.

E sugjerimi i fundit është ta shoqëroni aktvitetin fizik duke dëgjuar muzikë apo podcast-e. Ndaj, vendosni kufjet e reja Galaxy Buds2 Pro për t’u futur në një botë tjetër dhe njëkohësisht për të qëndruar të lidhur me jetën e tuaj.

Pajisjet që do ju ndihmojnë të përmirësoni rutinën

Duke porositur paraprakisht këto pajisje ju do të përfitoni dhurata. Do të përfitoni zbritje në shumën 23,000 lekë me blerjen e Galaxy Z Fold4 ose 17,500 lekë me blerjen e Galaxy Z Flip4. Gjithashtu, do përfitoni siguracionin e ekranit të brendshëm të pajisjes që mbulon një dëmtim të ndodhur brenda një viti nga blerja e pajisjes. Duke porositur Galaxy Buds2 Pro përfitoni dhuratë një karikues wireless. Ndërsa, duke porositur paraprakisht Samsung Galaxy Watch5 ose Galaxy Watch5 Pro ju merrni dhuratë një palë kufje Samsung Galaxy Buds Live. Promocioni zgjat deri në datën 25 gusht ose deri në përfundimin e stokut. Për më shumë informacion, vizitoni: https://www.samsung.com/al/