Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ditën e djeshme është pritur nga komandanti i KFOR, Gjeneral Major Ferenc Kajari në kuadër të vizitës së parë zyrtare në Kosovë.
Pjesë e diskutimit ka qenë siguria e Kosovës ku veçanërisht ata kanë biseduar mbi situatën në veri të vendit.
Presidenti Begaj vlerësoi rolin e NATO-s dhe KFOR-it për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë dhe në gjithë rajonin.
Në orët e pasdites Presidenti u ndal në Pejë, ku takoi efektivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, pjesë e misionit paqeruajtës KFOR.
Ndërsq vlerësoi kontributin e çdo efektivi të FA, Presidenti kërkoi kujdes në përmbushjen e misionit të tyre.
“Rendi kushtetues i Kosovës nuk duhet cenuar”, tha Presidenti Begaj gjatë takimit me efektivët e Forcave të Armatosura.