Duket se trajneri Xavi Hernandez i ka kërkuar edhe dy përforcime presidencës së Barcelonës. I pari është legjenda argjentinase e futbollit, Leo Messi, i cili u largua verën e kaluar drejt PSG-së.
Vavi kërkon me ngulm që ta afrojë argjentinasin që në këtë merkato dhe i ka kërkuar drejtuesve që të bëjnë gati një ofertë për të bindur kampionët e Francës.
Asgjë nuk pritet të jetë e lehtë, pasi PSG ende nuk ka ndërmend që ta largojë Messin, por nëse një ofertë bindësve vjen në zyrat e klubit, atëherë çdo gjë mund të ndodhë.
Lojtari tjetër që tekniku katalanas kërkon në skuadër është edhe Bernardo Silva. Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardioola, ngulmon se portugezi nuk është në shitje, por drejtuesit e klubit spanjoll kanë bërë gati 80 milionë paund drejt sheikëve.