MENU
klinika

La Liga, Java 1

Real Madrid vuan në start, triumfon me përmbysje

14.08.2022 - 23:58

Carlo Ancelotti rinisi nga heronjtë e finales së fundit të Ligës së Kampionëve për debutimin e tij në La Liga kundër Almerias, duke fituar me përmbysje 1-2 në transfertë.

Por në fillim Los Blancos u shtangën nga goli i vendasve, që sivjet janë ngjitur në La Liga. Ramazani i ikën mbulimit të Rudiger, që duket si i përgjumur dhe niset drejt portës, duke mposhtur Courtois. Më pas festimi i tij i rrezikshëm me saltro.

Real mori frenat e lojës në dorë, por pjesa e parë do të mbyllej 1-0. Miqtë e shtuan presionin në të dytën dhe në 61’ barazuan me Lucas pas pasimit të Benzema. Janë minuta të mira për kampionët spanjollë.

Për përmbysjen mendoi Alaba me një goditje dënimi në 75’, teksa vetëm 1 minutë më parë kishte hyrë në lojë. Një gjuajtje e kalibruar e austriakut, që pasi prek shtyllën, përfundon në rrjetë. Real Madrid arrin ta mbrojë këtë avantazh deri në fund, edhe pas 6 minutave shtesë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN