MENU
klinika

“Ne të dy jemi martuar..."

Semi Jaupaj sapo na prezantoi me “partnerin” e saj!

29.08.2022 - 10:27

Këngëtarja Semi Jaupaj vijon të jetë në qendër të vëmendjes që pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”. Ajo mori gjithashtu vëmendje edhe me këngët që publikoi. Një ndër këngët që publiku u dashurua menjëherë ishte pikërisht ‘All your lovin’ në bashkëpunim me Ron.

Së fundmi, Semi ka qenë në “Sunny Hill Festival” ku ka shijuar performancat e këngëtarëve më në zë të momentit si të huaj ashtu dhe shqiptar.

Ajo ka postuar një foto me këngëtarin italian Tananai, mik i reperit Fedez. “Ne të dy jemi martuar por ky akoma nuk e di, pastaj është dhe Fedez i martuar me Chiaran”- shkruan këngëtarja.

Mirëpo, edhe komenti i Bora Zemanit ishte epik.

“Ma mbaj mirë gocën ore“- shkruan Bora ku edhe i ka bërë tag këngëtarit të njohur Tananai.

Kujtojmë se Semi ka qenë në një marrëdhënie dashurie disa vjecare me këngëtarin Bojken Lako.

Ajo gjatë “BBV” foli shumë për Bojkenin duke thënë: “Kam marrëdhënie të mirë, e pyes për çdo gjë. Para Big-ut, e pyeta nëse duhet të futesha ose jo”.

Jo vetëm kaq por më herët ajo ka thënë se shumë e pyesin nëse kishte ndonjë shans që të rikthehej me Bojkenin.

“Kur më pyesin a ka ndonjë shans që unë të rikthehem me Bojkenin, i thoja jo se nga vetë koha që kam kaluar ka qenë shumë. Nuk është se ndenja një vit dhe pastaj të thoja prit se nuk i dihet… Unë kam ndenjur 8 vite”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ishte dashuria ime e parë”

Semi Jaupaj flet për Bojken Lakon