MENU
klinika

"Shënjestra" momentale e Rusisë

Shpërthimi në Zaporizhzhia do të rrezikonte edhe Ballkanin!

15.08.2022 - 14:13

Dhjetëra vende si dhe BE-ja kanë kërkuar tërheqjen e menjëhershme të trupave ruse nga centrali bërthamor i pushtuar në Zhaporizhzhia, Ukrainë.

“Stacionimi i personelit ushtarak dhe armëve ruse në objektin bërthamor është i papranueshëm”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të nënshkruar nga SHBA, Britania, Kanadaja, Australia, Japonia dhe Zelanda e Re mes 41 vendeve.

“Dislokimi i personelit ushtarak dhe armatimit rus në objektin bërthamor është i papranueshëm dhe shpërfill sigurinë dhe parimet që të gjithë anëtarët e IAEA (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike) janë zotuar t’i respektojnë”, tha grupi në një deklaratë.

Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia është “shënjestra” momentale e Rusisë dhe ka qenë vazhdimisht nën sulm. Zona është aktualisht e kontrolluar nga ushtarët rusë, por prej ditësh ka qenë në qendër të bombardimeve të njëpasnjëshme. Kievi ka akuzuar vazhdimisht frocat ruse për përgjegjësinë mbi bombardimet që rrezikojnë 6 reaktorët e centralit, që do të rezultonte në një katastrofë.

Por sa të rrezikuar jemi nga shpërthimi i tyre? Në fakt shumë.

Rrezja e kontaminimit do të prekte dy shtete të Ballkanit, nëse do të shpërthente.

Sipas një harte të publikuar në rrjetet sociale, rezja e kontaminimit nga shpërthimi i një reaktori do të shtrihej deri mbi Rumani dhe një pjesë të Bullgarisë, thuajse në pjesën më të madhe të Ukrainës, Moldavisë, mbi gjysmën e Bjellorusisë dhe një pjesë të madhe të Rusisë.

Rezatimi paraqitet me ngjyrë gri të çelur. Ndërsa pjesa me ngjyrë gri të errët është ajo që quhet zona e ndaluar, dhe që do të pësonte dëmin më të madh.