Olsi Bylyku dhe Egli Tako janë një ndër çiftet më të komentuara të showbizit.
Egli Tako, ka realizuar së fundmi një Q&A në Instagram, ku dhe ka zbuluar shumë prej pyetjeve të ndjekësve për jetën e saj personale.
Egli jeton prej disa kohësh me Olsi Bylykun dhe prindërit e tij.
Një ndjekës e ka pyetur se si ja del të bashkëjetojë me prindërit e partnerit dhe të ketë një marrëdhënie të mirë me ta.
“Si ia del të bashkëjetosh me prindërit e Olsit? Po të mbash marrëdhënien me të. Të lutem cili është sekreti. Ke durim ti?- e ka pyetur ndjekësi.
“Unë nuk shquhem për natyrën e duruar, jam impulsive në shumicën e rasteve. Duke ditur çdokush pozicionin përkatës, nuk ka marrëdhënie që nuk funksionon,”-i është përgigjur Egli.
Të shtyrë nga postimet dhe daljet e pakta të saj me Olsin kohëve të fundit, një ndjekës e ka pyetur nëse ka ndodhur ndonjë zënkë mes saj dhe Olsit.
Përgjigjja e Eglit ishte e shkurtër dhe e saktë duke mos dhënë shpjegime të tjera.
“A je zënë me Olsin”, e ka pyetur fansi.
“Jo”, i është përgjigjur Egli.
Kureshtja e fansave është e madhe pasi dikush e ka pyetur pse nuk del më me Olsin.
“Pse nuk po ju shohim me Olsin?”, ka shkruar ndjekësi.
Egli ka treguar se e gjitha vjen si pasojë e angazhimeve të shumta që ka Olsi.
“Olsi po xhiron filmin e tij të ri, punë kolosale. Ndaj nuk po kalojmë shumë kohë bashkë. Faleminderit që interesoheni,”-ka shkruar Egli me pak ironi.