MENU
klinika

Transportoi të shumëkërkuarin Ervis Martinajn

Si ra në pranga agjenti i Forcave Operacionale në Lezhë

24.08.2022 - 10:18

Një agjent i Forcave të Posaçme Operacionale ka rënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi akuzohet se i ka ofruar ndihmë dhe ka transportuar të shumëkërkuarimn Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur dhe pa asnjë kontakt me familjen e tij.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, kanë arrestuar 28-vjeçarin Jeton Lami, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie (agjent), pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Lami dyshohet se ka përkrahur dhe transportuar me makinë Martinajn, ndërkohë që nuk jepen detaje në lidhje me datën. Ndaj Lamit rëndon akuza për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndërsa ndaj tij është caktuar masa ‘Arrest me burg’.

“Pas hetimeve të kryera në kuadër të procedimit penal të vitit 2022, për veprën penale të rrëmbimit të personit, referuar nga strukturat hetimore të DVP Lezhë, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

 

 

Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, me vendimin e datës 23.08.2022, ka caktuar ndaj shtetasit J. L. masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Nga hetimet e thelluara rezulton se 28-vjeçari, duke qenë punonjës policie, ka shpërdoruar detyrën duke përkrahur dhe transportuar një person shumë të kërkuar. Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin.”, thuhet në njoftimin e policisë.

ZHDUKJA E MARTINAJT
Ndërkohë, Ervis Martinaj është një personazh në kërkim nga SPAK, pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua. Alarmin për zhdukjen e tij e dha xhaxhai, i cili më 10 gusht bëri denoncim në polici se familja ishte humbur kontaktet me Martinajn, ndërsa lajmi u konfirmua për gazetaren Klodiana Lala më 11 gusht. Prokuroria dhe policia po vijojnë kërkimet dhe hetimet për këtë denoncim, nëse është një plan i thurur nga Martinaj, i cili është në kërkim, apo nëse bëhet fjalë për një kallëzim të vërtetë.